Shqipëri numëron mbi 84 mijë të vetëpunësuar, pandemia uli numrin e tyre
Në Shqipëri nga rreth 700 mijë të punësuar, 12 për qind ose rreth 84 mijë persona e kanë krijuar vetë vendin e punës.
Sipas të dhënave të Open Data marsi i vitit të shkuar kur dhe vendi u izolua për shkak të koronavirusit ishin të regjistruar 81 382 të vetëpunësuar.
Efektet e para janë ndier në prill kur rreth 1 mijë vetë dolën nga skema.
Situata është përmirësuar me paketat e ndihmës, duke arritur kulmin e të vetëpunësuarve në tetor kur u deklaruar 85 056 individë.
Pas kësaj shifrat e të vetëpunësuarve kanë shënuar rënie, madje në mars të vitit 2021 numri i të vetëdeklaruarve është thuajse i njëjtë me një vit më parë.
Në këtë kategori përfshihen edhe profesione të lira që ushtrohen nga individët apo edhe ambulantët për tregti dhe shërbime
Open data saktëson se të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave.
Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme janë konsideruar thelbësore nga ekspertët dhe organizmat ndërkombëtare të ekonomisë.
Por ulja e konsumit dhe vështirësitë për të marrë kredi duket e kanë bërë edhe më të vështirë vetëpunësimin në vend.
