Bashkia e Korçës: Po mundohen të krijojnë skenar konflikti për Festën e Birrës, korçarët nuk bie pre
Bashkia e Korçës ka reaguar në lidhje me Festen e Birrës dhe komentet që ka pasur për ftesën e këngëtarit Goran Bregoviç.
Bashkia Korçë bën me dije përpjekje e ditëve të fundit janë një skenar për të krijuar konflikt dhe për të dëmtuar imazhin e qytetit.
Sipas Bashkisë, të pandjeshëm janë ata që hedhin gurin e ndasive dhe fshehin dorën që prek koren e plagëve të vëllezërve shqiptarë të Kosoves duke shpifur.
"Perpjekjet e diteve te fundit per te demtuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit percarje e konflikt, per te trazuar ujerat e per te nxehur gjakrat me te pabera e te pathena. Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhimbjes e vuajtjeve te medha te njerezve te gjakut e kombit te tyre! Perkundrazi!
Korca dhe korcaret thjesht po refuzojne me dinjitet e mencuri te bien ne gracken e instrumentalizimit politik te nje feste ku ne vite kane kenduar kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen te kendoje edhe nje kengetar serbo-kroat i lindur ne Bosnje. E ka mirepritur cdo cep i botes muzikantin ballkanas qe ka kaperxyer prej vitesh kufijte e Ballkanit, e ka mirepritur edhe Tirana ne 2006.
Te pandjeshem jane ata qe hedhin gurin e ndasive dhe fshehin doren qe prek koren e plageve te vellezerve shqiptare te Kosoves duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vene ne gojen e drejtuesve te bashkise fjale te pathena per t’i fryre zjarrit te ndezur po prej tyre dhe per te fyer sakrificat e shqiptareve per liri. Por ata harrojne se Korca dhe korcaret kane qene e do te jene gjithmone ne anen e drites! Le te festojme se bashku me kulture e qytetari! Le t’i kendojme dashurise, atdheut, harmonise dhe vlerave njerezore."
