Dhërmi, ndërtuan kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit, shpallen në kërkim 2 pronarët

Shpallen në kërkim 2 pronarë të dy objekteve në Dhërmi për ndërtim të paligjshëm.

Ata ndërtuan kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar të miratuar.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit. Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe  K. B., 66 vjeç, në objektet në pronësi të tyre kishin  ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit S. P., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe K. B., 66 vjeç, banues në Dhërmi." - njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.