Zjarri në malin e Tërbunit aktiv në vijë 3 km, forcat ushtarake po mundohet ta vënë nën kontroll

Gjatë mëngjesit të së dielës ka një situatë ndjeshëm më të përmirësuar në sipërfaqet pyjore të malit të Tërbunit, ku tre ditë më parë u shkaktua një vatër zjarri.

Kjo vatër në pak çaste përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore duke u zgjeruar për tre ditë me radhe, përkundër përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.

Është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo perëndimore, po vihet në kontroll pjesa lindore në vendin e quajtur Fushë Kumulli.

Zjarri në këtë zonë është aktiv në një vijë lineare prej 3 km.

Aktualisht po punohet me 50 forca ushtarake, të cilët kanë mbërritur herët në mëngjes ndërkohë që janë të angazhuara dhe strukturat pranë bashkisë.