Situatë problematike me zjarrin në Maja e Rrunës, shtohen forcat për shuarjen e flakëve

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Njësinë Administrative Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike.

Me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter vatra e zjarrit vazhdon të digjet.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Kukës.