Feruni: Mënyra e ndërtimit në Tiranë e gabuar, dëgjohen oligarkët, por jo qytetarët
Në një intervistë për Ora News, ambientalisti Lavdosh Feruni u shpreh se në vendin tonë nuk kanë një vlerësim për mjedisin, por shohin se sa vlerë mund të bëjnë në para.
Ai tha se në tiranë ka një gabim në mënyrën e ndërtimit sepse qyteti ka një dendësi shumë të madh në raport me sipërfaqen.
Feruni: Në vendin tonë nuk kanë një vlerësim për mjedisin, por shohin se sa vlerë mund të bëjnë në para. Unë jam një partizan i flaktë kundër kësaj që po ndodh në Tiranë. Kjo që po ndodh është një gjë shumë e gabuar sepse ka një dendësi shumë të madhe. Në raport me sipërfaqen, dendësia është rreth 20 mijë banorë për kilometër katrorë, kur qytetet e tjera Evropiane e kanë nga 3000-6000 banorë. Kjo ka shumë pasoja në ndotje dhe rritje temperature. Edhe tani në verë ndihet diçka e tillë sepse nxehet betoni. Këto ndërtime nuk shtojnë gjë në ekonomi, por vetëm një kaos në qytet.
Ai shtoi se në tiranë nuk ka një komunikim më publikun për ndërtimet, bëhen sa për sy e faqe, pasi janë oligarkët që komunikojnë më lehtë me bashkinë dhe të japin një ofertë.
Feruni: Në Tiranë nuk ka një komunikim më publikun për ndërtimet. Bëhen vetëm sa për sy e faqe. Janë oligarkët që komunikojnë më lehtë me bashkinë dhe të japin një ofertë. Pjesa vendimmarrëse dëgjon më shumë ata se sa mediat, apo qytetarët. Prandaj të gjithë duhet të ngrihem kundër një gjëje të tillë. Besoj se të gjithë duhet të ndërgjegjësohen, duke futur këtu edhe institucionet. Demokracia e ka në thelb që qytetarët të marrin pjesë përmes grupimeve qytetarëve. Ky presion qytetar i vetorganizuar bën që me politikën dhe çështjen e zhvillimit të vihet një balancë.
