Nënë Tereza në pullat e postës së OKB-së, Meta: Nderim i veprës së simbolit shqiptar e botëror

Presidenti Ilir Meta, e ka përshëndetur vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar Shenjtoren Nënë Tereza në një pullë poste.

Meta shprehet se kjo gjë është bërë në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

Meta: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.  E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.