Muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinim masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit anti COVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Për këtë arsye ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Ministria pohon se vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Prandaj, apelon që nëse dikush dyshon se është i prekur nga COVID19 apo ka shenja të sëmundjes, duhet të izolohet menjëherë dhe kontaktojë me mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit nga 5,339 testime të kryera, rezultuan pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, duke e çuar numrin aktive të të infektuarve në 2091.