Zjarri në Mbreshtan të Kolonjës, zjarrfikësit 5 orë në këmbë për të shuar flakët

Pas 5 orësh rrugë, ADZM, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në fshatin Mbreshtan të Kolonjës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se deri tani, ora 13:42 raportohen 2 vatra zjarri aktive.

Me lopata, pompa uji dhe mjete të tjera rrethanore po bëhet ndërhyrja në zonë.

Mësohet se zjarri ka përshkruar mbi 20 ha, me pisha, dushk, dhe ah.

Situata momentalisht mbetet e vështirë.