Nga NASA imazhet e botës që po shkatërrohet nga zjarret aktive, shikoni Shqipërinë

Nga Shqipëria, Greqia, Turqia dhe Italia në Kaliforni, nga Australia në Siberi, Amazonë dhe Afrikë, bota po digjet.

Kjo mund të shihet qartë nga harta e publikuar nga Qendra e Informacionit për Menaxhimin e Burimeve nga NASA.

Në hartë, pikat e kuqe, të zbuluara me instrumentin Modis në bordin e satelitit të Tokës nga NASA, tregojnë vendet ku ka temperatura të larta dhe zjarret janë aktive.

Në Shqipëri vatrat aktuale janë në Kolonjë, Pukë, Tiranë, Peqin dhe Berat, sipas ministrisë së Mbrojtjes.

Në hartën e publikuar nga NASA mund të shihet se një pjesë e madhe e Amerikës Veriore dhe Jugore, dhe zona qendrore-jugore e Afrikës, në veçanti Zambia, Angola, Malavi dhe Madagaskari, janë prekur nga zjarret.

Në Republikën Demokratike të Kongos, shtresa e tymit është aq e trashë sa shumë zona janë errësuar plotësisht.

Gadishulli Arabik, bregdeti Mesdhe, Evropa verilindore po digjen gjithashtu, ndërsa në Azi po digjen brigjet e Indisë, Siberisë, si dhe Kinës, Malajzisë dhe Indonezisë.

Nga NASA imazhet e botës që po shkatërrohet nga zjarret aktive,

Sa i përket Afrikës, megjithëse nuk është e mundur të përcaktohet nga sateliti se si filloi zjarri, shkruan NASA, shpërndarja, vendndodhja dhe koha e vitit sugjerojnë që zjarret ishin të qëllimshme dhe filluan për qëllime bujqësore.

Fermerët në këto zona kanë përdorur zjarrin për mijëra vjet për të pastruar të korrat e vjetra nga fushat e tyre dhe për t'i përgatitur ato për të reja, për të djegur shkurre apo për të rinovuar kullotat.