Sarandë/ Roja rrihet me 19 vjeçarin, shoku i shkon në spital me pistoletë

Një konflikt mes dy personave rrezikoi të përshkallëzojë në krim në Sarandë.

Sherri kishte nisur mes një 58 vjecari që punonte si roje pranë një subjekti privat i cili ishte konfliktuar me një 19 vjeçar.

Debatet verbale mes tyre kishin përshkallëzuar në përplasje të dhunshme fizike.

Që të dy janë dërguar për mjekim në Spitalin e Sarandës, ku është paraqitur edhe Klajdi Çakalli, banor i Tiranës.

Ky i fundit ishte thirrur në ndihmë nga 58 vjeçari i përfshirë në konflikt me të riun.

Policia thotë se mori informacion se Çakalli kishte shkuar në Spitalin e Sarandës me pistoletë me vete, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të situatës brenda Spitalit.

Forcat Shqiponja kanë arritur në kohë dhe vunë në pranga 37 vjeçarin o cili kur vërejti praninë e bluve ka hedhur armën e zjarrit dhe tentoi të largohet.

Policia e Sarandës thotë se krahas të 37 vjecarit të arrestuar, ka vënë nën hetim në gjendje të lirë edhe rojen 58 vjecar për dëmtime me dashje ndaj të riut 19 vjeçar.

Ndërkohë një 30 vjecar u vu në pranga në Shkodër për armëmbajtje.

Drinard Kraja sipas policisë ishte denoncuar nga qytetarët, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjeten një kallashnikov, një pistoletë sportive dhe 80 fishekë luftarak.