Telashe të tjera për Barçën. Aguero ka dëmtim serioz por mund edhe të largohet
Aventura e Kun Agueros ka nisur si mos më keq për Barcelonën. Pas largimit të Messit, sulmuesi argjentinas mund të largohet pasi pikërisht për numrin 10 erdhi në “Camp Nou” por që ky është një diskutim tjetër pasi lojtari ka probleme të mëdha.
Ish bomberi i Man. City, mungoi në trofeun Gamper kundër Juventusit për probleme fizike dhe kontrollet e sotme mjekësore kanë konfirmuar jo vetëm një problem të tillë por edhe që është serioz.
Sulmuesi argjentinas ka këputur një tendinë të kupës së gjurit që do ta mbajë të paktën 2 muaj jashtë fushave të blerta, pra në fund të Tetorit mund të rikthehet. Nuk përjashtohet që ai të operohet për të zgjidhur njëherë e mirë këto probleme pasi edhe vitin e kaluar ka vuajtur shumë dhe ka humbur një pjesë të mirë të sezonit për çështje fizike.
Problemi tjetër ai i largimit, nuk është utopi. Po flitet çdo ditë se lojtari ka mbetur i shokuar nga divorci i Barcelonës me Messin ndaj dhe ai po e mendon seriozisht largimin teksa ofertat nuk mungojnë.
Ofertat për të nuk mungojnë që nga Premier League e deri në Serinë A dhe situata mbetet e nxehtë për Barcelonën dhe lojtarin.
