Video/ Fiton Interi në miqësore por kontestojnë tifozët. Vetëm barazim në Real-Milan
Real Madrid dhe Milan barazojnë miqësoren e luksit të luajtur në Klagenfurth të Austrisë në prani të tifozëve me spanjollët dominues teksa humbën edhe një penallti me Gareth Bale. Gjithsesi edhe kuqezinjtë reaguan dhe patën raste por ndeshja u mbyll pa gola.
Ndërkohë Liverpool, në miqësoren e parafundit të sezonit, atë ndaj Ath.Bilbaos nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në "Anfield Road".
Në fushë për skuadrën e Klopp ishin pothuajse të gjithë titullarët, Mane, Van Dijk, Salah teksa golat u shënuan nga Diogo Jota në 13' dhe Berenguer në 53'.
Edhe Interi luajti miqësoren e parafundit në "Tardini", kundër Parmës, në daljen e parë pa Lukakun, të cilën e fitoi me rezultatin 2-0. Kishte tifozë zikaltër të pranishëm të cilët menjëherë nisën koret kundër presidencës kineze pas shitjeve të bujshme ndërsa për Marottan dhe Inzaghin kishin kore mbështetëse. Gjithsesi ndeshja ishte një test i rëndësishëm teksa golat u shënuan nga Brozoviç dhe Vecino në pjesën e dytë.