Zjarret në rajon, Osmani: Kosova e gatshme t’i ndihmojë miqtë, dje dërguam FSK-në në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 18:03
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur sot përkrahjen e Kosovës për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë nga zjarret.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pamjet nga këto vende janë zemërthyese, duke përmendur edhe dërgimin e FSK-së në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve.
Osmani: Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë.

