Bashkëshorti i Angela Martinit arrestohet në ishullin luksoz, Mykonos

Bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është arrestuar nga policia greke ditën e djeshme në ishullin e luksit, Mykonos, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhërarrest ndërkombëtar shkruan media greke.

Prwto Thema raporton se, Dragoș Săvulescu me origjinë rumune është kapur nga policia bashkë me një person tjetër, duke shpenzuar miliona euro në restorantet luksoze të ishullit grek.

Dragoș Săvulescu është arrestuar dhe dënuar me 5.5 vjet burg në fillim të vitit 2019, për përvetësim të  parave publike në Rumani, së bashku me ish -kryebashkiakun Radu Mazăre.

Mësohet se dyshja është shpallur fajtor se përvetësuar një total prej 114 milionë eurosh.

Dragoș Săvulescu, pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, u arratis në Napoli të Italisë.

Sitën e djeshme, roja bregdetare në Mykonos bashkë me zyrtarët e nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit, Dragoș Săvulescu po argëtohej me dy miq të tjerë në një restorant të mirënjohur në zonën e Mylën, njëri prej të cilëve konsiderohet nga Interpol si një kriminel jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Dragoș Săvulescu kërkohej  nga Interpoli pas një urdhëri të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. 

Autoritetet greke theksojnë se Săvulescu nuk i rezistoi arrestimit.