Po luftonte zjarret në Zakintho, rrëzohet avioni zjarrfikës në Greqi

Mbi 60 vatra zjarri janë aktive aktualisht në Greqi, ndërkohë që shteti ka vënë në lëvizje të gjithë infrastrukturën civile dhe ushtarake për luftën ndaj flakëve.

Ditën e sotme, një aeroplan u rrëzua ndërsa përpiqej të shuante një zjarr në Zakynthos . Sipas asaj që transmetoi Mina Karamitrou në OPEN TV, piloti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Më herët gjatë ditës, kryeministri grek Kiriakos Micotakis, ka thënë se situata në shtetin fqinj është dramatike dhe ndonëse të gjitha burimet njerëzore dhe materiale janë hedhur në terren katastrofa është e pashmangshme, shkruan ethnos.gr.