Flakët mbi tunelin e Kalimashit, Ministri thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 00:04
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të tregohen të vëmendshëm gjatë kalimit në këtë zonë.
Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe.
Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel.
U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë"
