Kontigjenti i trupave të FSK kalon kufirin, do ndërhyjë në Kukës ku nevoja është urgjente
Kontigjenti i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan kufirin me Shqipërinë
Ata do të vendosen konkretisht në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla në një postim në facebook shkruan se ka kërkuar mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve, si përgjigje ndaj kërkesës urgjente të autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit, në luftimin e zjarreve.
"Qendra Operative e MPB-së, në bashkëpunim me atë të AME-së, kanë përgatitur trupat për dislokim në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve.
Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave. Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta" shkruan ministri ne facebook.