Merkato e dështuar dhe asnjë shitje, Salihamidziç drejt shkarkimit nga Bayerni
Bayern Munchen ende nuk ka shprehur asgjë nga potenciali i saj në merkato dhe duket se nuk do ta bëjë deri në mbylljen e saj.
Edhe pse u mor Upamecano, që u ble në fund të sezonit të kaluar, merkato e bavarezëve duhet konsideruar si e varfër dhe e goditur nga pandemia por gjithsesi Drejtori Sportiv i Klubit, Hasan Salihamidziç duket se është vënë në shënjestrën e drejtuesve.
Puna e tij si Drejtuesi i aspektit sportive në klub nuk po bind pasi sezonin e kaluar bëri zgjedhje të gabuara në merkato e as këtë verë nuk ka nxjerrë ndonjë ide për manovra surprizuese.
Sezonin e kaluar, Drejtori Sportiv solli te Bayerni tre lojtarë, Roca, Choupo-Moting, Sarr e Douglas Costa e asnjëri nuk arriti të shkëlqente e të linte gjurmë e për më tepër ishte ai që insistoi për Leroy Sane kur drejtuesit donin të afronin Kai Havertz.
Për më tepër, mos harrojmë që Salihamidziç pati edhe konflikte për merkaton me Hansi Flick me këtë të fundit që u largua edhe për përplasjet me Drejtorin Sportiv,
Një punë e tillë nuk i ka bindur aspak drejtuesit madje presidenti, Herbert Hainer dhe administratori i deleguar, Oliver Kahn po mendojnë seriozisht për ta larguar nga posti teksa po zgjedhin pasuesin për të cilin ende nuk janë zbuluar emrat kandidatë.
