Video/ Brazili përsëri kampion olimpik. Mposht Spanjën për medaljen e artë në Tokyo 2020

Brazili arrin të mbrojë titullin kampion olimpik të fituar në Rio 2016 pasi dominoi në finale Spanjën.
Në një ndeshje ku Seleçao ishte dukshëm më mirë se rivalët iberikë, ndodhi gjithçka dhe u desh shtesa për të zgjidhur fituesin që në fund ishte Brazili falë suksesit 2-1.
Pjesa e parë foli më shumë për kampionët olimpikë ku në stadiumin olimpik të Yokahamas pati mundësi që në 38' për të kaluar në avantazh falë një penalltie të akorduar me VAR, por Richarlison e nxjerr në mënyrë të pabesueshme mbi tra.
Ende pa mbaruar pjesa e parë Brazili gjen avantazhin në sekondat shtesë kur Cunha përfiton nga një gabim i spanjollëve në mbrojtje.
Brazili kishte mundësi për të mbyllur ndeshjen por gabojnë e në anën tjetër Oyarzabal me një gjuajtje mjeshtërore barazon në 61'.
Pas 90' minutave skuadrat luajtën shtesën dhe Malcom i ardhur nga stoli në 92' arriti që në 108' t'i jepte avantazhin Brazilit dhe fitoren e medaljes së artë.
Kështu, Brazili bëhet ekipi i pestë në histori që arrin të mbrojë titullin olimpik pas Britanisë në 1908-1912, Uruguait 1924-1928, Hungarisë (1964-1968) e Argentinës 2004-2008.
