Interi përplaset me Mourinhon për Dzekon. Do të ketë dy goditje në sulm për zikaltërit

Me Romelu Lukakun me drejtim në Premier League te Chelsea, me akordin tashmë e arritur, te Interi fjala e parë është zëvendësimi i bomberit belg. Prej kohësh përflitet për Duvan Zapata por drejtuesit janë një njohje të vjetër në ide, që e kanë kërkuar për shumë kohë dhe bëhet fjalë për Edin Dzekon.

Sulmuesi boshnjak ka eksperiencën e duhur për një ekip si Interi dhe problem është se Roma e Mourinhos duhet të gjejë një tjetër sulmues në lartësinë e tij por vet lojtari synon të shfrytëzojë një premtim të klubit verdhekuq.

Dzekos i është premtuar se këtë verë nëse do të merrte një ofertë të rëndësishme, 2 vjeçare, Roma do ta linte të lirë pa pengesa e tani Mourinho e ka të vështirë ta bëjë diçka të tillë pasi e ka vendosur lojtarin në qendër të projektit.

Gjithsesi në terma ekonomikë, Interi ka një akord për kontratë 2-vjeçare me pagë 5.5 mln Euro për Dzekon ndërsa për ta shkëputur nga Roma do të bëjë një ofertë 2-3 mln Euro.

Kapitulli Dzeko nuk do të jetë i vetmi pasi Interi do të bëjë dy goditje në sulm, pas Dzekos më pas do ta ketë radhën, Zapata por me shumë mundësi Correa ose Muriel pasi kane një kosto disi më të lirë se kolumbiani i Atalantës.