SHBA hakmerret ndaj Francës, Dream Team shpallet sërish kampione olimpike

Një finale e jashtëzakonshme, e denjë për medaljen e artë ishte ajo mes SHBA dhe Francës në Tokio por për Dream Team nuk mund të ketë dy pa tre. Skuadra e Popovich arriti të hakmerrej për atë humbje shokuese në fazën e grupeve me Francën duke fituar finalen e madhe me rezultatin 87-82.
Ishte Kevin Durant më i miri dhe deçizivi në këtë finale të madhe ku me 26 pikë dhe 6 rebounds udhëhoqi skuadrën amerikane drejt përmnbysjes së rezultatit.
Si në t♪ gjitha takimet e zhvilluara në këtë Olimpiadë, Dream Team e nis lehtë takimin dhe Franca mori avantazhin e deri në 14 pikë ishte diferenca por më pas SHBA ndryshon marsh për të përmbysur gjithcka. Asgjë për të bërë për Francën e cila edhe pse pati në formë dyshen Fournier-Goubert që realizuan nga 16 pikë për kokë, duhet të kënaqen me medaljen e argjendtë.
SHBA kështu arrin të fitojë medaljen e tretë radhazi të artë, pas Londrës dhe Rios duke shënuar edhe titullin e shtatë në tetë olimpiadat e fundit. Një rekord më vete, i jashtëzakonshëm që tregon superfuqinë e SHBA-ve në këtë sport.