Messi: Isha i sigurtë që do të rrija te Barça. PSG? Është një mundësi
Në fjalimin e tij të gjatë në “Camp Nou”, Messi nisi të zbulonte gjithçka me bisedimet, pritshmëritë që kishte për të qëndruar, dëshirën, merkaton dhe të ardhmen.
Pas fjalimit të tij, shumë emocionues dhe mes lotëve, argjentinasi iu përgjigj pyetjeve nga gazetarët ku zbuloi shumë se çfarë ka ndodhur këto ditë dhe çfarë pritet të ndodhë.
Momenti më i bukur?
"Momenti i debutimit ishte më i rëndësishmi, në atë moment unë po bëja ëndrrën time realitet. Ishte madhështore."
Vetëm një Mirupafshim?
“Të gjithë bënë gjithçka të mundshme. Unë doja të qëndroja, por nuk ishte e mundur.
Presidenti Laporta tashmë ka thënë: për shkak të kufijve të La Liga, rinovimi nuk mund të bëhet. Gjithçka e mundshme u bë nga klubi, nga presidenti. Unë doja të qëndroja, të gjithë e donin. Por ne nuk mund të bëhej konktrete".
Po largohesh nga klubi i jetës…
"Këto nuk janë ditë të lehta, unë po largohem nga klubi i jetës sime. Dhe jeta ime do të ndryshojë plotësisht. Pas 16 vitesh gjithçka ishte një përsëritje e të njëjtave gjëra. Tani do të fillojë nga e para. Por duhet ta pranoj dhe të shikoj përpara ".
E ardhmja tani te Psg?
“Është një mundësi, po. Mund të them që kur doli njoftimi i lamtumirës, shumë klube u informuan. Për momentin nuk ka asgjë të mbyllur, por ne po flasim me ata të PSG-së”.
Çfarë do të marrësh me vete nga këtu, çfarë imazhesh?
"Kam kaq shumë imazhe të bukura për të mbajtur me vete. Kjo është padyshim faza më e vështirë në karrierën time. Kam pasur kaq shumë momente të vështira. Ndjej shumë trishtim, ky është klubi që dua. Unë kurrë nuk kam thënë gënjeshtra, gjithmonë kam thënë gjithçka. Vitin e kaluar doja të largohesha, por jo këtë vit. Barcelona pa mua? Ata janë një nga ekipet më të mëdhenj në botë, me një skuadër shumë të rëndësishme. Siç tha Laporta, gjëja më e rëndësishme është klubi , superior ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt. Njerëzit do të mësohen me mungesën time".
A kishe besim se do të qëndroje?
"Kur Laporta u zgjodh president ne biseduam, kishim darkuar së bashku. Pas kësaj darke isha i sigurt se do të qëndroja këtu. Se nuk do të kishte asnjë problem me kontratën. Por më pas nuk ishte e mundur, kurrë nuk kam pasur asnjë dyshim për vullnetin tim për të qëndruar te Barcelona."
Fotografia me lojtarët e PSG?
"U takova me Di Maria dhe Paredes pas Copa America në Ibiza. Të tjerë u bashkuan gjithashtu, të gjithë janë miq. Pastaj ne thjesht bëmë një fotografi, atë të një momenti që po ndanim. Ishte një rastësi... U bë zhurmë, por nuk ka asgjë të çuditshme. Nuk ishte asgjë më shumë se një fotografi me miqtë e mi".
