Ikën titulli i parë për Guardiolën, Leicester fiton Community Shield

Ikën titulli i parë për Guardiolën, Leicester fiton
Një penallti vendos trofeun e parë në Angli. Community Shield e barazvlefshme me superkupën e Anglisë fitohet nga Leicester City që arrin të imponohet 1-0 ndaj rivalëve të Man. City në “Wembley”.

Për Pep Guardiolën është një tjetër finale e humbur dhe një tjetër titull i humbur pas asaj ndaj Chelseat në Champions League.
Gjithsesi në këtë ndeshje, trajneri spanjoll nuk i kishte lojtarët më të mirë ende në skuadër dhe ndeshja ishte tepër e ekuilibruar me raste të pakta shënimi dhe shumë kujdes të treguar nga të dyja kampet.

Kur ndeshja po merrte drejtim drejt shtesave, një gabim fatal i Nathan Ake shkakton penallti dhe ish i Citizenz, Kalechi Iheanacho ndëshkoi Guardiolën duke i dhënë avantazhin në 89’ Leicester City dhe fitoren finale.

Për Man. City debutoi edhe blerja rekord e kësaj vere, Jack Grealish në pjesën e dytë por mesfushori nuk arriti të ndryshonte fatin e ndeshjes dhe fitoren e Leicester.