Kukësi firmos me një spanjoll, Pablo De Lucas përforcimi i fundit për mesfushën

Drejtuesit e Kukësit kanë plotësuar dëshirën e trajnerit italian, Longo duke nënshkruar me një mesfushor spanjoll plot eksperiencë si Pablo de Lucas. 34-vjecari ka disa aventura té rëndësishme si Sevilla, Murcia, Vallecano e Xanthi dhe siç mésohet ishte kërkuar nga trajneri italian i cili e shikon lojtarin si përforcimin që kishte nevojë skuadra në mesfushë. Ai firmosi një kontratë 1-vjecare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit teksa klubi bëri dhe njoftimin zyrtar.
"Zyrtare! Pablo De Lucas është futbollist i Kukësit
Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Pablo De Lucas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 34-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
De Lucas vjen te Kukësi pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun. Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën me klubin e Sevillas në Spanjë duke dubutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijon, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit De Lucas me fanellen e ekipit tone. Bienvenidos Pablo
Skeda e Lojtarit:
Emri: Pablo De Lucas
Mosha: 34 vjeç
Kombësia: Spanjoll
Gjatësia: 1.77 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e meparshme: Sevilla, Real Murcia, Rayo Vallecano, Gijon, Alaves, Salamanca, Petrolul, Beitar Jerusalem, Xanthi, Vitorul, Voluntari, Arges".

