Njëra më joshëse se tjetra, Dua Lipa dhe Nora Istrefi bëjnë “xing” me bikinit

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit e cila di si të tërheqë gjithmonë vëmendjen.

Ajo nuk bën jehonë vetëm me parakalimet në çdo tapet të kuq, por edhe me veshjet që zgjedh në jetën e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur me një palë bikini ngjyrë blu në Ibiza, duke treguar trupin dhe linjat e saj.

Pjesa e sipërme e bikinit kishte mëngë të fryra elegante dhe një gur në bust. Dua e shoqëroi pamjen e saj pranë pishinës me syze dielli ngjyrë portokalli dhe vathë.

Këto bikini kaq të veçanta, duket se i paskan pëlqyer shumë edhe Nora Istrefit.

Edhe Nora njësoj si Dua ka vendosur që të shkëlqejë me këto rroba banje. Epo tani nuk dimë se çfarë të themi, se kujt i shkojnë më shumë vendoseni ju.

Njëra më joshëse se tjetra, Dua Lipa dhe Nora Istrefi

Njëra më joshëse se tjetra, Dua Lipa dhe Nora Istrefi