Familja Al Thani konfirmon akordin me Messin, zyrtarizimi çështje orësh
Të tjera konfirmime vijnë për kalimin e Lionel Messit te Paris Saint Germain. Është vetë familja Al Thani që në Twitter ka zbuluar një foto të argjentinasit me fanellën e parizienëve dhe me njoftimin se "Negociatat zyrtarisht u mbyllën, zyrtarizimi më vonë".
Nuk u deshën shumë ditë bisedime pasi fuqia ekonomike e Sheikëve tashmë dihet por edhe koha nuk ishte shumë e gjatë në dispozicion dhe siç mësohet, PSG ka përmbushur çdo kërkesë të Messit, me pagën që arrin 40 mln euro bashkë me bonuset në vit për një kontratë 2-vjeçare me të drejtë edhe për një vit të tretë.

Jo më kot dolën edhe lajmet për prenotimin e Kullës Eiffel më 10 Gusht, nga PSG, ku do të bëhet një prezantim spektakolar i lojtarit më të mirë në botë.
Historia dhe epoka e Messit te Barcelona u mbyll dhe askush se kishte menduar se do té ndodhte në këtë mënyrë por ja që futbolli është i paparashikueshëm dhe spektakolar edhe në këtë mënyrë.

