Video/ Rëndohet situata e zjarrit në Gorisht, asnjë ndërhyrje nga ajri

Këto pamje tregojnë gjendjen e vatrës së zjarrit në Gorisht të Vlorës, pranë puseve të naftës.

Siç duket edhe nga pamjet ka marrë flakë gjithë shpati i kodrës duke rrezikuar depot e naftës si dhe puset aty pranë.

Mësohet se nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri për fikej e flakëve, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e ka të vështirë të ndërhyjë.

Flakët vijojnë të jenë aktive prej orës 16:00 të pasdites së sotme, 8 gusht.