U dërgua me urgjencë në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore, grevisti në Lumas: Do kthehem sërish, do luftoj deri në fund

Një prej grevistëve të Lumasit shfaqi probleme shëndetësore ditën e sotme.

Ylmi Shuaipi u dërgua me urgjencë në spital. Për Ora News ai u shpreh se do të kthehet sërish në grevë pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.

"Kam këputje të trupit, më lufton shumë zemra. Kur ma mati tensionin, e mori në telefon ambulancën dhe erdhi. Tensioni këtu në spital kur e matëm më doli mirë. Do kthehem sërish, nuk i le dot vetëm. E kam vendosur, po nuk u mundësua njeri atje do kthehem sërish se unë kam thënë që do luftoj deri në minutën e fundit. Vuaj pak nga zemra, ma jep nga duhani. Më merreshin mendtë. Unë do kthehem në grevë nëse nuk gjejnë njeri të më zëvendësojnë, edhe në këtë gjendje," tha ai. 

Banorët e Lumasit kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit të Sinecit dhe prej 4 muajsh vazhdojnë protestat dhe përplasjet mes banorëve dhe policisë e firmës që do të realizojë projektin.