Kukës/ Arrestohet 47-vjeçari që i vuri zjarrin malit të Gjallicës, i sekuestrohet 1 kallashnikov dhe municion luftarak

Policia e Kukësit ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë që 47-vjeçari, i cili i vuri zjarrin malit të Gjallicës.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi Ekrem Onuzini banues në fshatin Nang, si autorë i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës.

Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47- vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.