Turisti nga Meksika jep alarmin SOS pasi u bllokua në malin e Çikës, FNSH drejt vendngjarjes

Një turist meksikan ka dhënë pasditen e sotme sinjalin SOS.

Mësohet se turisti meksikan ishte ngjitur në Malin e Çikës, por ka mbetur i bllokuar.

Drejt majës se malit po shkojnë për ndihmë punonjësit e policisë së Himarës se bashku me FNSH.

Është identifikuar vendi ku ndodhet turisti meksikan, rreth 1800-2000 m mbi nivelin e detit dhe pritet evakuimi i tij.

Nga informacionet e para turisti meksikan ka nevoje vetëm për ujë.