Video/ Shikoni se si zjarrfikësi shuan i vetëm vatrën e zjarrit në Dukat

Situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të flakëve nga toka.

Në një video të postuar në Facebook nga Edlira Gjoni një zjarrfikës po lufton i vetëm me flakët për të ndaluar përhapjen e tyre dhe për të fikur vatrën e zjarrit. 

Në video shihet se si zjarrfikësi hero përpiqet i vetëm me sëpatë në dorë të parandalojë flakët që të krijojnë një vatër të re zjarri.

Për shkak të terrenit të vështirë, është e mundur vetëm ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi më herët se helikopteri holandez po vijon operacionin në Gjirin e Gramës dhe në Dukat, ndërsa ai çek po vepron në Gjorgos të Fierit.

Zjarret kanë shkrumbuar disa dhjetëra hektarë pyll, por fatmirësisht nuk rrezikojnë zonat e banuara.