Video/ Mbeti i bllokuar në Malin e Çikës, policia shpëton turistin nga Meksika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2021, 22:08
Policia e Himarës Njofton se është shpëtuar dhe gjetur shëndoshë e mirë turisti 30-vjeçar nga Meksika, që mbeti i bllokuar Malin e Çikës.
30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.
"Menjëherë pas kësaj kërkese, shërbimet policore janë vendosur në kërkim me qëllim gjetjen e tij. Meksikani është gjetur pas disa orësh kërkime, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore," informoi policia.
Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.
