Dy javë "luftë" me flakët, sytë drejt helikopterit holandez për përmirësimin e situatës

Zjarret dogjën Shqipërinë edhe këtë të shtunë duke krijuar situatë kritike nga jugu në veri.

Prej më shumë se 2 javësh, Karaburuni është në flakë dhe Parku Kombëtrar i Llogarasë ende nuk ka dalë nga rreziku.

"Deri sot që ne flasim janë djegur rreth 4500 hektarë pyll, kullotë bagëtish e pandodhur ndonjëherë."

Dita në Vlorë nisi me dy vatra të reja të rrezikshme në Gjirin e Gramës dhe në Dukat, të cilat u vunë nën kontroll vetëm në orët e pasdites.

Sytë dhe shpresat për t'i dhënë fund situatës atje janë vetëm nga helikopteri holandez me kapacitetet 10 mijë litra ujë.

Ndërkohë helikopteri çek po ashtu i ardhur në ndihmë të Shqipërisë, po vepron në Gjorgos të Fierit.

Zjarret kanë shkrumbuar disa dhjetëra hektarë pyll, por fatmirësisht nuk rrezikojnë zonat e banuara.

Kritike mbetet situatë na malin e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit pranë rrugës së Kombit ku flakët vijojnë të përhapen, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.

Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë.

Nën kontroll mbeten flakët në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Ndërkohë në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren.

Sipas raportit të ministrisë së Mbrojtjes në vend këtë të shtunë ishin 9 vatra aktive zjarresh, por situata ndryshon vazhdimisht.