Kamëz: Çifti qëllohet me pistoletë pranë banesës
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 7 Gusht 2021, 22:48
Një çift ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, 7 gusht në Kamëz.
Të plagosur kanë mbetur bashkëshortët Preng dhe Antoneta Paluca, 50 dhe 41 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre.
Çifti u dërgua në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lexoni ketu poshte lajmin e perditesuar
