Korçë: Makina bie nga ura, vdes pasagjeri, shoferi në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës, 8 gusht në fshatin Polenë të Korçës, ku një makinë e drejtuar nga shtetasi i identifikuar me inciale T.B ka rënë nga ura dhe si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri Andrea Zade.
41 vjeçari Andra Zade menjëherë u dërgua për të marrë mjekim në Spitalin e Korçës, dhe më pas transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Ky është aksidenti i dytë me pasojë humbjen e jetës në ditët e para të Gushtit.
Ditën e premte një e moshuar e cila tentoi të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrën, u përplas nga një makinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të e jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja kanë ndaluar një mjet tip “Benz” i blinduar në pronësi të F. A., me drejtues L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente.

