Rëndohet situata me zjarrin në Kalimash, flakët rrezikojnë të përhapn më gjerë

Një nga dy vatrat e zjarrit të aktivizuar tre ditët e fundit në Majën e Rrunës, vijojnë të jete aktive.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të Prefekturës dhe Bashkisë Kukës vatra në zonën e Rrunës është shuar dhe janë tre roje për të monitoruar situatën gjatë natës.

Ndërsa vatra sipër tunelit të Kalimashit në Thirre, zona Leku i Thive është aktive dhe rrezikon të përhapet më gjere.

Operacioni është ndërprerë për të filluar të dielën. Forcat zjarrfikëse të Bashkise Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, dhe banorë të zonës gjatë gjithë ditës së sotme kanë luftuar me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë për të bërë të mundur  shuarjen e flakëve.