Kavajë: Arrestohet 39 vjeçari, dyshohet se abuzoi seksualisht një 12 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2021, 09:54
Policia e Kavajës ka arrestuar një 39 vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç.
