Arrestohen korrierët e ekstazisë, në pranga 1 shqiptar dhe 1 italian
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 6 Gusht 2021, 16:15
Komanda Provinciale Guardia di Finanza e Udines, ka arrestuar dy korrierë të drogës ekstazi, shqiptarin P.A 24 vjeç e italianin V.L 30 vjeç.
Ata janë banorë të komunës në Manzano në provincën e Udines e shtetasi shqiptar P.A, ka precedent penal për drogë.
Gjatë arrestimit e kontrollit në banesa, u sekuestruan 254 gramë ekstazi pluhur e 406 doza ekstazi të gatshme për t'u tregtuar.
Ndaj dy korrierëve të drogës është lëshuar urdhri i ndalimit në burgun e Udines e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

