Koka: Berisha doli për t’u dhënë përgjigje akuzave, SHBA të mbajë qëndrim të njëjtë dhe për Ramën e Veliajn
I ftuar në edicionin e lajmeve të “RTV Ora” gazetari Bledian Koka, ka komentuar deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp që mbajti ditën e sotme.
Ai është shprehur se Berishës nuk ia ndalon askush hyrjen në Parlament, teksa shton se konferenca e ditës së sotme nuk ishte për të treguar se i është pranuar padia ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken, por për t’u dhënë përgjigje akuzave të Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.
Më tej ai ka thënë që Ambasada Amerikane ashtu siç ka mbajtur qëndrim për Berishën duhet të mbajë për Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi sipas tij edhe këto të fundit kanë bërë krime.
" Askush nuk ia ndalon Sali Berishës futjen në Parlament. Deklaratat e sotme të Berishës më shumë sesa komunikim apo për të thënë se është pranuar padia për sekretarin e shtetit amerikan, kjo ëhstë një procedurë normale, e vërteta është se Berisha doli për t’I dhënë përgjigjë akuzave që u bën në derën e PD. Aty u la litari jasht nga Zonja Kim, në mënyrë që Berisha, dhe mënyrën se si e mendon Z.Berisha dhe për mëyrën se si polika duhet të funskionojë, mesa duket nuk ishte ashtu siç duhet të ishte.
Berisha është shumë I shqetësuar se si ka mundësi që në PD të bëhen deklarata kur fare mirë këto deklarata mund të bëhen në Ambasadën Amerikane ose në Twitter ose në Facebook. Berisha zbardhi atë që është diskutuar në takimin mes Bashës dhe Kim, dhe takimi ka ato mesazhet e brendshme. Kim bëri një deklaratë në derën e PD që në demantimin që i bëri asaj që tha Berisha sot është një shkelje e protokollit që kanë takimet zyrtare. Pra mesa duket Kim ka shkuar largimin e Berishës nga grupi i PD apo heqjen e mandatit , mesa duket përgjigja është ajo që tha Berisha dhe mesa duket Basha i ka thënë na sillni fakte dhe prova pasi vetëm transparenca I shërben të vërtetën. Pa diskutim që ka një lloj kontrasti mes PD dhe Ambasadës Amerikane.
Më pas kjo e fundit dha një deklaratë që është për t’u përshëndetur, dhe ne si qytetarë të këtij vendi kërkojmë fortë që kjo deklaratë, ky lloj qëndrimi të shkojë deri në fund siç pretendohet për Berishëm, do donim që Ambasada Amerikane të mos na I thotë neve akuzat por të vepronte njësoj edhe me Ramën, që minimalisht është kapur në krim në tokën Amerikane duke u hequr si gruaja e Bilal Shehut për të bërë një foto me Barack Obamën dhe duke injektuar atje para të jashtligjshme që është krimi i dënueshëm dhe për këtë nuk u dënua Edi Rama por fajin e mori përsipër Bilal Shehu. E di edhe Ambasada Amerikane që krimi ëhstë bërë dhe është zhvilluar me kërkesën dhe me investimin personal të Edi Ramës.
Ambasadu duhet të mbajë të njëjtin qëndrime dhe ndaj Erion Veliajt, i cili minimalisht në kujtesën time është akuzuar si njëri që ka intimiduar drejtësinë në mos e ka blerë atë për të fshehur vdekjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj dhe kjo minimalisht na ka kushtuar 20 milion euro për t’I ribërë sheshin Skënderbej, dhe maksimalisht për akuzat që Ora Neës, publikoi në fund të vitit të kaluar që kishin të bënin me përfshirjen e Ndraghetës, organizatës më të fuqishme kriminale në botë e cila mesa duket linjat i kishte deri në zyrat e Erion Veliajt. Po përmend këto njerëz që janë afër Kim.
Ne do donim që Kim të vepronte njësoj edhe ndaj Xhaçkës. Duhet të kujtojmë që vitin e kaluar më 6 prill të vitit 2020 ka bërë një akuzë publike që akuzon Xhaçkën për ndërhyrjen në tenderin e ushqimeve, kujtojmë që për shumë më pak për një arkë peshkë, kemi future në burg ish-ministren e Brendshme Rovena Voda. Mos të harroj foton e Kim me Tauland Ballën, icili është njeriu që ka deklaruar me krendarinë më të madhe përpos të tjerave që është krenar që e ka mik Edmod Begun që është dënuar për pjesmarrje në banda kriminale dhe që I jepet rasti që ka ëprfituar plot 14 milion euro. Të gjitha këto janë akuza publike të bëra nga mediat që janë akte korrupsionin, që qytetarët shqiptarë kërkojnë përgjigje."
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.

