Çipa: Fundi pandëshkueshmërisë i pakthyeshëm, SHBA do ketë reagime të reja në vjeshtë

Analisti Aleksandër Çipa është i bindur se shtatori, tetori e nëntori do të jenë muaj intensivës sidomos nga institucionet amerikane. 

Në një intervistë për Ora News ai tha se beson tek një protagonizëm që do i shkaktojë kosto Shqipërisë nga ana e zotit Berisha.

“Pres në periudhën e shtatorit nga institucionet amerikane të kenë përsëri reagime për mbylljen e regjimit të pandëshkueshmërisë. Kjo është e pakthyeshme” analizon Çipa në një intervistë në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini.

Si e sheh përplasjen Berisha – SHBA?

“Druaj të besoj tek një protagonizëm që do i shkaktojë kosto Shqipërisë nga ana e zotit Berisha. Ai e ka ezauruar kohën e bërjes së historisë së vete.

Po heshtjen e Bashës për çështjen e Berishës si e sheh?

“Heshtja  e Bashës deri në këtë moment kuptohet me fakti se ai kërkon të verifikojë dhe marrë në shqyrtesë të gjitha dimensionet brenda PD-së që ai kryeson. Berisha deri në momentin që flasim ka ndikuar në PD dhe vijon të ndikojë jo vetëm përmes influencës njerëzore por hijes së vet edhe pse kjo është refuzuar nga Berisha.”