A do kandidoni sërish për Kryebashkiak, habit me përgjigjen Gurma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 20:20
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore”me gazetarin Ronaldo Sharka, është shprehur se do kandidojë sërish për kryetar Bashkia në Sarandë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai është shprehur se ka ende energji për ti dhënë Sarandës, teksa shton se është në dorën e qytetarëve nëse do e zgjedhin apo jo.
“Unë shpresojë që kam ende energji për t;i dhënë Sarandës, shpresoj që qytetarët në ditën e gjykimit të vijnë dhe të më gjykojnë pozitivisht dhe të më të votojnë. Unë jam i fokusuar 100% te Saranda.

