Vlorë: Gjormi kaloi rrezikun, ushtria në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë
Zjarri i aktivizuar mesditën e sotme rreth orës 11:00 në lagjen Neshtë të Gjormit arriti të vihej nën kontroll në mbrëmje.
Nga një bilanc paraprak flakët kanë djegur 6 banesa, stane, bagëti dhe dhjetëra ha tokë.
Për më shumë se 10 orë në luftë me flakët ishin dhjetëra efektivë të forcave të armatosura, punonjës të zjarrfikësve në terren, ndërsa nga ajri operuan dy helikopterë.
E ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era, Ministri i Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e domosdoshëm të banorëve.
Në orën 21:00 u njoftua se e keqja e madhe ishte shmangur.
Janë ende aktive disa vatra zjarri por ndalimi i erës ndalon dhe përhapjen e tyre.
Edhe në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.
48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë me qëllim të largojnë zjarrin nga parku.

