Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset 24 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 21:15
Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur, pas një konflikti çasti për motive të dobët.
Policia bën me dije se i riu i identifikuar si A. K.ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton plicia.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsye hetimi nuk bëhen të ditura identitetet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
