Gjoba për tenderat, kryebashkiaku i Sarandës tregon nëse e ka paguar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 20:16
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore”me gazetarin Ronaldo Sharka, ka treguar se nëse e ka paguar gjobën në lidhje me një tender të disa viteve më parë.
Ai është shprehur se informacioni që i kanë kërkuar e ka dhënë, ndërkohë shprehet se është dhënë një vendim për ta hequr gjobën. Megjithatë ai shton se do e paguante nëse nuk do ishte hequr.
"Ajo është një lajm i vjetër sepse realisht, informacioni që është kërkuar është dhënë dhe besoj që ajo gjoba, besoj se do të ketë një vendim për t’u hequr. Gjithsesi do e paguaja jemi këtu për ta zbatuar ligjin dhe jo për ta shkelur atë."- shprehet ai.

