BKT: Të hapur deri në orën 20:00, "shpërthejnë" qytetarët: Na keni hapur probleme me rrogat e bizneset
Ditën e sotme klientët që marrin shërbimi nga Banka Kombëtare Tregtare janë gjendur përballë një bllokim total të tyre në këtë bankë.
Sistemet e ATM-ve dhe ato digjitale kanë qenë jashtë funksionin gjatë gjithë ditës, ndërsa një gjë e tillë ka sjellë edhe ankesat e shumta të qytetarëve.
BKT përmes një njoftimi ka bërë me dije se problemet në hardware tashmë janë plotësisht funksionale, duke shtuar se degët do të rrinë të hapura deri në orën 20:00 për datat 4 dhe 5 gusht.
Po ashtu, banka bën me dije se shërbimet bankare përmes kanaleve digjitale do të vihen në shërbim gradualisht përgjatë ditës.
Ndërkohë, ana tjetër qytetarët vazhdojnë ankesat e tyre ndaj kësaj banke në postimin e bërë në Facebook duke shkruar se aplikacionet nuk punojnë dhe se u kanë shkaktuar probleme me biznesin dhe me rrogat.
Qytetarët i kërkojnë Bankës së Shqipërisë të reagojnë e t'i gjobisë pasi po luhet me depozitat e qytetarëve.
Ankesat komentuesve:
"Na keni shkaktuar probleme te medha ne funksionimin e bisnesit. Aq me shume qe po shkaktoni edhe rralle te medha. Komisionet i merrni edhe per ditet qe nuk punoni"
"Vlera ne kohë e parasë perpos rradhes dhe arrogances neper sportele sapo u pasuruam me nje sherbim te ri"
"Qe ndodhin avarira dakort po qe te genjeni kaq shume thuani ka difekt kur ta rregullojm ju njoftojme ka qe dje jo sot neser jo me 11 po me 12 jo me 20 asgje. "
"Sot ne shkoder nuk ka punu sistemi e ju e shkruni se punojme deri ne oren 20. "
"Nuk eshte e vertete qe jeni kthyer ne normalitet,me paturpesine me te vogel mashtroni qytetaret duke vazhduar edhe sot me te njejten problematike.Turp per ju dhe per institucionet tona qe nuk marrin masa ndaj jush."
"Po ne ctë bëjmë se jemi të detyruar se rroga hidhet te ju se sjua shihnim surratin, dega kombinat sa herë shkoj të tërheq lekë është bosh, turpi i zotit jeni"
"O plehraaaaaa IT juaj e lodhur 24 ore nuk ngrejne dot sistemin keshtu është kur i gjeni me.miqesira vuajme ne pasojat"
"Mos po falimentojne dhe ju iken leket si ne 97"
"Vonesat per shlyerjen e lekeve ndaj jush kane gjithmone penalitete ndersa ndaj nesh mjafton vetem me shprehjen tipike ‘ Probleme me sistemin"
"Mund tjua falim vonesat sepse ne servera apo sisteme kompjuterike jane gjera qe ndodhin."
"Por mashtrimet jane te pa tolerueshme,jo u rregullua sot jo do rregullohet ne oren 11 jo do rregullohet gradualisht. "
"Pervecse i keni bere deme familjeve qe marrin pagat tek ju sepse shumica mezi presin fillimin e muajit, keni shkaktuar probleme per te gjithe,nderkohe qe per nje vonese te vogel ne kredite apo pagesat qe duhen bere tek ju i bini telefonit 100 here. "
"I keni bere nje dem te madh vetes sepse mbi 50% te klienteve kane per tu larguar nga ju per mosbesim dhe thoni pastaj banka nr 1 ne Shqiperi. Turp"
"Po deshperblim do ket per pasojt e shkaktuarve kliente dhe humbjen e vlerave monetare dhe mos shlyerja e transaksioneve me palet e treta nepermjet bankes tuaj? Si eshte e mundur banka nuk punon dhe ju vendosni penalizim per mos pagimin e kestiti te kredis ne kohe?! Interesante duket"
