Qytetarët "masakrojnë" BKT për moskorrektësi të shërbimeve: Asgjë nuk punon. Ngelëm duke u sjellë vërdallë. BSH të reagojë

Jo pak herë Banka Kombëtare Tregare është vënë në "shënjestër" të vetë qytetarëve, klientë të cilët ankohen për shërbimet e tyre.
Qytetarët kanë denoncuar paraditen e sotme se kanë hasur gjatë shërbimeve në ATM-të e kësaj banke.

BKT më pas në një postim në face book doli me një njoftim ku bëri me dije se ndërpreja e shërbimeve ka ardhur si rezultat i disa problemeve teknike në sistemin "Qendror Bankar" dhe se ne 11:00 do niste puna.

Por një postim i tillë është shoqëruar me lum komentesh ku komentuesit, klientë të kësaj banke demaskojnë dhe mohojnë që ATM të jenë në funksion dhe shfaqin qartë dhe pakënaqësitë e klientëve ndaj shërbimeve të kësaj banke.

Një nga këto është dhe fakti një veprim i tillë përsëritet sa herë flitet për kalimin e pagave.

Qytetarët i kërkojnë Bankës së Shqiperise të reagojnë e t'i gjobisë pasi po luhet me depozitat e qytetarëve. 

Ankesat komentuesve


"Keni kohe si BKT qe nuk jeni korrekt Kur te gjithe bankat kane kaluar rrogat BKT dy dite me vone. A mund te na thoni pse?"

"Nje njoftim i tille duhet te ishte bere ne momentin e nderprerjes qe te mos provojme pa fund kryerjen e veprimeve ne bkt smart  dhe aq me teper per shkak te kesaj, cenimin e afateve te kryerjes se disa pagesave nepermjet bkt smart…"

"Nuk keni sherbim te sjellshem edhe ne radh po fusni me njoftesi jo mir nuk po mani rregulla nuk ndodh keshtu ne asnje vend te botes"

Me "ndjese" ju nuk i falni asnje klienti, asnje minute per te paguar kredine, ndersa paret tona i verdallisni si ju do qejfi. Na demshperbleni per cdo vonese, kjo eshte cfare duhet te beni.

"Jeni komplet mashtrues, sepse asnje ATM nuk punon"

"Nuk eshte rregulluar. Na eshte bllokuar puna, pagesat. Vendoseni te sakte se kur rregullohet te pakten"

"I late njerezit pa lek late nam"

"Po c hardware thoni ,kjo eshte papergjegjeshmeri,nje nga bankat me te medhate ku operojnë me shume se gjysma e qytetareve ne llogari bankare ndodhin skandale te tilla,ju duhet te pergjigjeni per kete mungese profesionale dhe pergjegjesie ndaj qytetareve, duhet te mbani pergjegjesi per kete skandal ,eshte e papranueshme kjo ngjarje nga nje banke qe përfiton miliona ne muaj vetëm nga pagat e transaksione te ndryshme ,nuk mund te jete spontane kjo ndodhi."

"Ju ftoj qe t'i beni like cdo komenti "negativ" se ne kete menyre behet prezent ne te gjithe rrjetin social problemi qe kane keta ndyresira. ta marrin vesh te gjithe se me cfare banke leshi kane te bejne"

"Banka e Shqiperise duhet te reagoj e t'i gjobise keta delenxhinj, jepini demshperblim qytetareve se boll luajtet me depozitat e tyre"

"Asgje nuk punon mos genjeni kot. Ngelem duke u sjell verdalle"