Projekte ndërtimi, pas zjarreve, Peleshi: Sipërfaqet e djegura do të ripyllëzohen, zjarret të qëllimshme
Ministri Niko Peleshi aludon se pas zjarreve në zonën e Karaburunit qëndrojnë persona që synojnë të ndërtojnë. Duke folur për ndihmën që mbërrin nga BE për shuarjen e flakëve ai theksoi se nuk do të lejohet asnjë projekt, por sipërfaqet do të ripyllëzohen.
Akuzat për tentativë të ndërtime në zonat e mbrojtura në Llogora dhe Karaburun janë kthyer edhe në katastrofën e zjarreve në jug.
Madje Ministrit i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se zjarret janë të qëllimshme por se nuk do të lejohet asnjë projekt dhe sipërfaqet e djegura do të ripyllëzohen
Në korrik të vitit 2018 ish ministrja Olta Xhaçka bëri të ditur se helikopterët në Shqipëri kanë kapacitet 12 herë më të lartë se më parë në transportin e ujit në shuarjen e flakëve
Por për më shumë se 10 ditë forcat e armatosura kanë angazhuar vetëm një prej tyre dhe dy të tjerë u bashkuan betejës pas alarmit të dhënë në media.
Ndaj duket se Peleshi duke e konsideruar të pamundur shuarjen e të gjitha vatrave në gjithë Shqipërinë me 3 helikopterë, bëri të ditur ndihmat që do mbërrijnë nga Holanda.
Nga ana tjetër edhe Komisioni Evropian për të mbështetur operacionet që po zhvillohen në Shqipëri do të dërgojë dy helikopterë.
Komisioneri për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič e konsideroi këtë si një shembull solidariteti të BE-së.
''Në këtë kohë ndërsa disa vende mesdhetare po përballen me zjarre, Mbrojtja Civile e BE -së sigurohet që mjetet tona të zjarrfikësve në vend të përdoren me kapacitetin maksimal. Ky është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit të BE -së në kohë nevoje.''
Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile duke marrë shkas nga zjarret që kanë pushtuar jo vetëm vendin tonë por edhe Italinë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
