Gjunkshi: Nga 22 helikopterë vetëm 3 janë funksionalë, shteti s'mori masa, ka falimentuar

Në një intervistë Xhemal Gjunkshi, ish-kreu i Shtabit të Forcave të Armatosura u shpreh se kjo situatë nga zjarre vjen nga mungesa e menaxhimit dhe neglizhencës së autoriteteve shtetërore.

Sipas tij, gjithsej janë 22 mjetet ajrore dhe që operojnë janë vetëm 3 mjete ajrore, që po operojnë aktualisht.

Gjunkshi: Kjo situatë nga zjarret vjen nga mungesa e menaxhimit dhe neglizhencës së autoriteteve shtetërore. Të gjitha strukturat përgjegjëse janë të lidhur në këtë aspekt. Nga ana e qeverisë nuk janë marrë pothuajse masa për të vënë në gatishmëri mjetet, sepse kanë pasur kohën e mjaftueshme që mjetet dhe helikopterët të viheshin në punë.

Gjithsej janë 22 mjetet ajrore dhe që operojnë janë vetëm 3 mjete ajrore, që po operojnë aktualisht. Jo të gjithë helikopterët mund të përdoren për aksione të tilla lidhur me shuarjen e zjarrit. Duhet të ishte bërë më shumë punë në këtë aspekt. Në situatën ku jemi shteti ka falimentuar. Këta bëjnë spektakël dhe thonë se helikopteri po riparohet ose kaq janë. Helikopterët e tjerë janë përdorimit sepse nuk janë dhënë fonde për to. Fatkeqësitë natyrore nuk i kemi ne në dorë, por ne kemi në dorë të marrim masa.

Gjunkshi u shpreh se nga të gjitha mjetet ajrore, vetëm 15 % e mjeteve janë në përdorim funksional në vendin tonë.

Gjunkshi: Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për helikopterët, por për të gjithë mjetet ajrore, ku vetëm 15 % e mjeteve janë në përdorim funksional. Ne i kemi përdorur helikopterët e ushtrisë për fushatë elektorale. Ne dje kishim një humbje jete. Nuk mund të presim që të kemi humbje jete për të reaguar për abuzimet ekstreme që kanë të bëjnë me abuzimit me fondet në ministrinë e Mbrojtjes. Ne na kanë dhuruar edhe BE e SHBA pajisje, po shteti shqiptar çfarë po bën? Këtu kemi mungesë totale transparence.