Durrës, shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2021, 21:25
Ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme.
Si pasojë e shpërthimit janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe të cilët janë dërguar në spital.
''Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr. 13, Durrës, ka shpërthyer një bombol gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.'' - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
